Një foshnje nga Kina, që u diagnostifikua me koronavirus vetëm 5 ditë pasi kishte lindur ka arritur ta mposhtë virusin.
Mu’en, i cili tashmë është një muajsh është pacienti me moshë më të vogël, nga të prekurit me koronavirus. Ai u vendos menjëherë në karantinë kur rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.
Ai lindi më 31 janar dhe tani pas një muaji ai është ribashkuar me prindërit e tij, në spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou.
Specialistët i bënë foshnjës edhe dy teste të tjera për të qenë të sigurt, por rezultatet treguan se mushkëritë e foshnjës janë shëruar plotësisht.