Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta mbetet garancia e Edi Ramës për fitoren e mandatit të tretë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
S’ka qetësi për Metën, ja çfarë bën

Nga Alfred Peza

Kongresi zgjedhor i PS më shumë se çdo gjë tjetër, është kuptuar në opinionin publik, si starti i Edi Ramës për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Përtej reformës në drejtësi, projektit gjigand të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, rrogës minimale, amnistisë për të ardhurat e padeklaruara, çeljes ose jo të negociatave me BE, etj. ka një arsye tjetër thelbësore që e bën realiste në planin politik, këtë synim ambicioz të socialistëve.

Arritja e kësaj fitoreje në zgjedhjet e qershorit 2021, do të ishte një rekord absolut, i paarritur deri më sot nga asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë e këtyre 30 viteve të postkomunizmit. Për ta mundësuar këtë, në terma konkretë, Edi Rama deklaroi se PS i duhet të fitojë të paktën 800 mijë vota, nga 765 mijë që fitoi në zgjedhjet e 2017. Pyetja që lind është: Sa i mundshëm është ky objektiv dhe si mund të arrihet kjo, në kushtet kur duhet mbajtur parasysh edhe koeficienti i konsumimit që pëson natyrshëm një parti politike, pas 8 vitesh në pushtet?

Më duhet ta them që në fillim që është një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur, në kushtet e realiteteve të reja politike që po zhvillohen në skenën shqiptare. Garancia kryesore për këtë, është jo vetëm opozita e dobët, e paorganizuar, e hallakatur, e pafuqishme, e paqartë dhe e paaftë për të krijuar një frymë ndryshimi përmes një programi dhe ekipi, që do ta rikthente në pushtet. Por, mbi të gjitha, aseti më i vyer i Edi Ramës në këtë sfidë të re, është faktori Ilir Meta.

Projekti i tij politik i themeluar në vitin 2004, LSI tashmë ka dështuar. Pavarësisht se nuk e pranojnë, ky është tashmë një realitet. Sepse përndryshe, nuk do të kishte asnjë arsye se përse duke e pasur aty partinë e tij, Ilir Meta ta shndërronte Presidencën aktualisht, në selinë e një partie të re që pritet të zyrtarizohet në vijimësi, pas protestës së tij politike të 2 marsit.

Arsyet që çuan në dështimin e LSI lidhen ngushtësisht me mënyrën e funksionimit të saj. Ajo ishte një parti thellësisht pragmatiste, që mori fillimisht vota të majta dhe njerëzish të lëkundur. Për të grumbulluar me kalimin e kohës rreth vetes, njerëz që nuk i bashkonte filozofia, ideologjia, ndonjë program politik dhe elektoral specifik.

Ilir Meta mori kurorën e “kingmaker”-it në një skenë bipolar ekstremisht të ndarë mes PS dhe PD, duke zbatuar parimin se nuk ka shumë rëndësi sa mandate ke, më e rëndësishme është se çfarë bën me to. Dhe ajo që LSI diti të bënte më mirë ishte të shkonte, andej nga shkonte pushteti. Duke u bërë pjesë herë e qeverisë me Sali Berishën, e herën tjetër me Edi Ramën.

Në momentin që PS fitoi e vetme mbi 70 mandate, LSI humbi benefitet e pushtetit qendror dhe në 30 qershor 2019, me djegien e mandateve të deputetëve dhe bojkotimin e zgjedhjeve, humbi edhe të gjitha pozicionet e përfaqësuesve të saj në pushtetin lokal. Pas kësaj, ra edhe formula mbi të cilën qëndronte në këmbë ky projekt politik.

Në këto kushte, doli e nevojshme që Ilir Meta ose të rindërtonte nga e para LSI gjë që është gati praktikisht e pamundur, ose të krijojë nga e para një parti të re. Në mënyrë që projekti i ri të mos pësojë fundin e të parës, tani qasja nuk është më si më parë; e majtë dhe pragmatiste. Ilir Meta po mundohet që të shfrytëzoje trendet dhe tendencat e reja në politikën globale, duke i veshur vetes aureolën e re të një lideri nacionalist, sovranist dhe antisistem. Tipare këto kryesisht të partive që i përkasin të djathtës ekstremiste Evropiane.

Elektorati që priret për ti ndjekur, mbështetur dhe votuar më pas këto lloj projektesh politike, vjen më së shumti nga radhët e së djathtës. Kjo bën që historia politike e Ilir Metës të jetë një film i parë tashmë. Në 2004, një vit përpara zgjedhjeve të 2005, LSI lindi si një projekt brenda PS për të përçarë të majtën, duke rikthyer në pushtet PD dhe Sali Berishën. Ndërsa sot në 2020, një vit përpara zgjedhjeve të qershorit 2021, “Besëlidhja…” e tij po lind si një projekt i ri brenda së djathtës. Çka i jep shanse dhe mundësi Edi Ramës dhe PS që të realizojnë objektivin e lançuar zyrtarisht në Kongres: Fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Atëherë Sali Berisha përmes LSI u bë Kryeministër përmes parimit “përça e sundo” të majtën. Ndërsa sot PS dhe Edi Rama kanë shansin që të vijojnë edhe për 4 vitet e tjera ta qeverisin Shqipërinë, përmes parimit “sundo të përçarët” e së djathtës.

Këtë logjikë të analizës politike, e mbështesin edhe kalkulimet e ftohta elektorale. Aritmetika e rreth 250 mijë votave të LSI dhe LIBRA që mbesin pa sigël nga zgjedhjet e 2017, janë një minierë e jashtëzakonshme, për të amortizuar rrjedhjet e natyrshme për shkak të konsumit që mund të sjellin 8 vitet e qëndrimit të PS në pushtet. Duke e bërë në këtë mënyrë Ilir Metën, një garanci të shkëlqyer për fitoren e mandatit të tretë nga Edi Rama.

Tags: Alfred PezaEdi Ramësfitoregaranciailir metamandati i tretembetet

TË LIDHURA

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.
Politikë

Berisha anulon paraqitjen e detyruar në SPAK, zbulohet arsyeja

10:19 | 16/06/2025
Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi
Ekonomi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

09:15 | 16/06/2025
Next Post
Të dënuar me 25 vite burg, kush janë 3 “të rrezikshmit” e kërkuar nga policia

Të dënuar me 25 vite burg, kush janë 3 “të rrezikshmit” e kërkuar nga policia

Lista/ Kongresi i PS zgjedh anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare

Lista/ Kongresi i PS zgjedh anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

by mirseda
10:37 | 16/06/2025
0

Është dëgjuar shumë për çiftet, ndarjet dhe pushimet verore. Duket se mes këtyre tre elementeve ekziston një...

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.

Berisha anulon paraqitjen e detyruar në SPAK, zbulohet arsyeja

10:19 | 16/06/2025
Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

09:58 | 16/06/2025
Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

09:42 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com