E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Zyrtarët iranianë kanë njoftuar se numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi është rritur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha se ka shkuar në 54 numri i viktimave nga koronavirusi.

Ndërkaq, janë regjistruar edhe 385 raste të reja, duke e çuar në 978 numrin e personave të infektuar me koronavirusin COVID-19.

Ekspertët dyshojnë se autoritetet iraniane nuk po paraqesin shkallën e vërtetë të përhapjes së virusit në Iran, që është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindje të Mesme.

Por, sipas tyre, edhe me shifrat që po prezantojnë autoritetet, po dëshmohet se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Iran.

Kryeqyteti iranian, Teherani ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, përkatësisht ky numër ka arritur në 170.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Iranin që të luftojë koronavirusin, nëse Teherani bën kërkesë për një gjë të tillë.

Virusi –që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor në Kinë – deri më tani është përhapur në 63 shtete të botës.

Sipas shifrave të fundit, 86,986 persona janë infektuar nga ky virus.

Në Kinë është raportuar për të paktën 2,761 persona të vdekur, ndërkaq në vende të tjera janë shënuar mbi 100 viktima nga koronavirusi i ri. Koronavirusi, përveç Kinës, më së shumti është përhapur në Iran, Itali, Japoni dhe Kore të Jugut. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...