I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen 3 autorët

Policia zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 9 shkurt, në Kamzë, ku shënjestër e atentatit ishte shtetasi Gjon Mena.

Si pasojë e shpërthimit me tritol të makinës së tij, Mena mbeti i plagosur në gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Unformat blu kanë arrestuar 3 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

”Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’. E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.”, informon policia.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.