Kinë: Gjykata detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë

Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, në një vendim të padëgjuar më parë. Gruaja do të marrë 50,000 juanë për pesë vjet punë të papaguar.

Rasti ka gjeneruar një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël. Vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil, shkruan BBC.

Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në vitin 2015.

Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e djalit të tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor të saj mujor prej 2,000 juan, si dhe pagesën e njëhershme të 50,000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.