U transferua te Legia e Varshavës, zbulohet paga që do përfitojë Ernest Muçi

Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës.

Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025).

19-vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.

“PanoramaSport” zbulon se ai do të ketë një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj.