Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për djalin e ish-zv/drejtorit të policisë, Erzen Breçanit, i cili aksidentoi me makinë pak ditë më parë një vajzë të re.
19-vjeçari Jehon Breçani, aksidentoi një 24-vjeçare në Tiranë. Ai i këputi këmbën 24-vjeçares Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar. I riu me një makinë luksoze “Benz” me targa AA 888 XX humbi kontrollin, duke përfunduar në trotuar. Si pasojë u plagos rëndë Xhesina Gega, e cila fatkeqësisht humbi njërën këmbë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit.
24-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar, kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë, e i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.