Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Çfarë duhet të dini

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Prandaj qeveria gjermane ka vepruar dhe ka miratuar një ligj për fuqinë punëtore të kualifikuar – që hyn në fuqi më 1 mars. Cilat janë të rejat e ligjit?

Kush quhet fuqi punëtore e kualifikuar?

Si fuqi punëtore e kualifikuar nuk konsiderohen më vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Certifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani. Për këtë është krijuar Qendra e Ndërmjetësimit të Njohjes së Kualifikimit, pjesë e Agjencisë Federale të Punës. Informata më konkrete të jep portali “Make it in Germany”, ku gjenden edhe link-e përkatës. Qëllimi është të verifikohet e të jepet vendimi brenda tre muajsh pas dorëzimit të dokumenteve të shkollimit në vendlindje. Viza për fuqinë punëtore të kualifikuar pas këtij verifikimi duhej të lëshohej brenda 4 javësh.

Në cilat profesione mund të punohet?

Parimisht çdo fuqi punëtore nga një vend i tretë, që ka një kontratë pune në Gjermani dhe provon, se e ka kualifikimin profesional për këtë, mund të vijë të punojë në Gjermani. Po ashtu bie edhe rregullorja e mëparshme e verifikimit, nëse punëtori vjen nga BE apo nga Gjermania, që mbronte fuqinë punëtore vendase apo nga BE.

Punëtorët ndihmës apo punëtorët për punë, ku nuk nevojitet një shkollim i caktuar nuk përfshihen në këtë ligj. Por megjithatë ekziston mundësia, që kush ka një kualifikim fillestar dhe një kontratë pune, mund të vazhdojë kualifikimet shtesë në Gjermani. Por punëdhënësi i ardhshëm duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për kualifikimin që brenda dy vjetësh të çojë në një diplomim apo certifikim që njihet në Gjermani.

Çfarë kushtesh të tjera nevojiten?

Kush ka një kontratë pune apo një ofertë konkrete të vërtetuar pune, mund të marrë një vizë pune për katër vjet ose për sa kohë nënshkruhet kontrata. Pas katër vitesh qëndrimi, forcat punëtore mund të kërkojnë vizë për qëndrim më afatgjatë, nëse plotësohen kushtet. Po ashtu ligji i ri ta mundëson ardhjen në Gjermani për gjashtë muaj, kush kërkon një punë, pra pa pasur ende kontratë. Kusht është që të mbulosh vetë shpenzimet e jetesës dhe të kesh nivelin e gjermanishtes B2, (Niveau B2).

Ky kriter vlen edhe për të huajt, që duan të bëjnë një shkollim apo duan të studiojnë në Gjermani. Krahas kushteve të mësipërme, ata duhet të vërtetojnë, se kanë ndjekur një shkollë jashtë Gjermanisë, apo kanë një maturë që të lejon të studiosh në Gjermani. Mosha e tyre nuk duhet të kalojë 25 vjeç. Nëse ata pas shkollimit kanë punuar dy vjet në Gjermani, mund të kërkojnë leje të vazhdueshme qëndrimi. Një rregullore e veçantë vlen për ato forca punëtore që janë më të mëdhenj se 45 vjeç, e duan të punojnë në Gjermani. Ata duhet të paktën të fitojnë 3685 Euro në muaj ose të vërtetojnë, se kanë kontribute pensione të krahasueshme.

Rregullore e posaçme për profesionet me mungesa të theksuara punëtorësh

Për profesionet, ku ka mungesa të theksuara të fuqisë punëtore, do të ulen më tej barrierat për punonjësit e huaj. Për shembull një mjek, një infermier i shkolluar, i cili ka të paktën 5 vite punë, nuk ka nevojë për njohjen formale të kualifikimit. Megjithatë duhet që punëdhënësi të premtojë se me përfundimin e kontratës, punëdhënësi duhet të paguajë një vit koston e jetesës dhe dëbimin, nëse punëmarrësi nuk largohet vullnetarisht.

Me ose pa familje?

Parimisht është e mundur që të merret partnerja apo partneri dhe fëmijët në Gjermani. Megjithatë duhet që punëmarrësi të tregojë, se e ka të mundur të sigurojë jetesën për ta dhe ka hapësirë të mjaftueshme banimi. Nuk ka mbështetje nga shteti për raste të tilla. Caritasi gjerman ka kritikuar, se ligji kërkon fuqi punëtore, por jo njerëz me familje. Kush punon në profesionet sociale apo në kujdestarinë e pleqve e ka të vështirë të mbajë edhe familjen, thuhet nga Caritasi.

A vlen ky ligj për refugjatët e azilkërkuesit?

Parimisht po, por nga leja e qëndrimit e ashtuquajtur leje qëndrimi për shkollim apo punësim (Ausbildungs- und Beschäftigungsduldung) mund të përfitojë një numër i vogël i tyre. Ajo i drejtohet vetëm atyre të huajve pa qëndrim, që kanë duldung-pra leje qëndrimi të toleruar. Sepse për arsye të ndryshme ata nuk mund të dëbohen. Por personi në fjalë duhet të që për një vit e gjysmë të ketë punuar më shumë se 35 orë në javë dhe të sigurojë kështu vetë jetesën. Përveç kësaj ai duhet të flasë gjermanisht në nivelin B2 dhe të mos ketë vepra penale./DW

Tags: çfarëduhetgjermaniHyn ne fuqiLigji i ripunësimitë dini

TË LIDHURA

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026
Aktualitet

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026
Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Next Post

Rama: Mjafton të dëgjoni Metën, për të kuptuar ku shkon liria për t’ia futur kot

“E qëlloi 6 herë në kokë me metal”, zbardhet dëshmia e Rruzhdi Tosunit në gjyq

Përmbyset varka e peshkimit në Durrës, në kërkim njëri prej peshkatarëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

by mirseda
11:30 | 06/06/2026
0

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë po artikulojnë revolucionin dhe largimin e kryeministrit Edi...

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com