Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Histori shqiptare/“S’më lë mami të qëndroj me ty”, burri lë gruan me një fëmijë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Histori shqiptare/“S’më lë mami të qëndroj me ty”, burri lë gruan me një fëmijë

Një grua nga Shkodra vjen në studion e “Historia ime” në Tv Klan, t’i kërkojë bashkëshortit publikisht divorcin. Ai e ka braktisur gruan 10 vjet më parë, por ata me dokumente rezultojnë burrë e grua. Nga martesa ka ardhur në jetë një djalë, të cilin burri nuk e ka takuar kurrë e as ka kontribuar për rritjen e tij. Gruaja ia ka dalë e vetme të rrisë të birin. Ajo thotë se martesa nuk funksionoi, pasi vjehrra e saj ndërhynte gjithmonë në marrëdhënien e nuses dhe të birit.

Mirela Milori: Martohesh dhe hyn në këtë familje, si ishte martesa?

Gruaja: Si fillimi dy muajt e parë mirë, më pas ngela shtatzënë. Në Shkodër nuk kishte punë edhe thotë vjehrra ikni në Tiranë sepse mami im erdhi këtu në Tiranë me dy vëllezërit për të punuar. Erdhëm në Tiranë për të punuar, na ka mbajtur mami në shtëpi 2 muaj. Ai nuk dëgjonte të punonte, kurse unë kam punuar këtu tek Shkolla e Bashkuar në rrobaqepësi.

Mirela Milori: Po bashkëshorti punonte?

Gruaja: Vëllezërit e mi punonin këtu tek tregu tek Uzina, i gjetën punë por ai nuk donte të punonte, thoshte nuk mundem ta bëj sepse nuk kishte punuar ndonjëherë. Unë vazhdova punën por u vështirësua gjatë shtatzënisë dhe nuk mundesha dot të punoja.

Ato të punës nuk më mbanin dot, sepse nuk po ia bëja punën, më binte tensioni non stop. Ika nga puna, ndenja në shtëpi, vëllezërit i thanë të punonte, ai prapë nuk dëgjonte. Ndenjëm 2 javë të dy, na mbajtën vëllezërit tek shtëpia dhe mami tha nuk keni se çfarë bëni këtu pa punë të dy dhe ikëm në Shkodër. Kur shkuam, vjehrra thotë për çfarë keni ardhur, i thashë ky nuk do të punojë, unë punova, por nuk më mbajtën më sepse u sëmura. Pse nuk ju mbajti ajo, tha për mamin tim. Pastaj ajo tha meqë ajo nuk ju ka mbajtur dhe ti ke për të ikur në shtëpinë tënde, nuk ke më për të ndenjur këtu. Unë nuk ia ktheja.

Gruaja tregon se disa kohë më vonë pasi kishte lindur djali i saj, burri u sëmur nga apandesiti dhe kur shkon vjehrra në spital, fillon bërtet duke e akuzuar nusen dhe vëllain e saj se donin ta mbysnin të birin. Pas operacionit gruaja tregon se i vëllai i pagoi çdo shpenzim. Kur u kthye në shtëpi, vjehrra e përzen nga shtëpia dhe i thotë që nuk e ka më vendin në këtë shtëpi. I gjithë problemi i saj ishte pse nuk i mbajti në Tiranë e ëma e nuses dhe për këtë arsye ajo nisi ta trajtonte keq atë. Gruaja kthehet në Tiranë me të ëmën dhe vëllezërit derisa bashkëshorti të bëhej më mirë nga operacioni dhe të qetësonte situatën me vjehrrën, por një ditë më pas ai e merr në telefon dhe i thotë qe nuk e lë mami të jetojë me të.

Gruaja: Të nesërmen mori në telefon e më tha nuk më le mami të jetoj me ty, kështu që bashkë nuk kemi më punë. Unë ka qenë 20 vjeç, ai ka qenë 30 vjeç. I thashë cila është arsyeja sepse ti më the për tre ditë e tani thua nuk të le mami? Mendo që ke një fëmijë, pse ta lëmë jetim. Kështu tha ai nuk më lë mami të qëndroj me ty, dhe unë nuk kam çfarë bëj kur nuk do nëna dhe ma mbylli telefonin.

Mirela Milori: Po fëmijën?

Gruaja: As e njeh, as nuk e ka parë dhe takuar. Që në momentin që kemi ikur nga ajo shtëpi, nuk e ka parë djalin. Nuk ka marrë kurrë në telefon, as gjyshja.

Gruaja tregon se ende nuk është ndarë me letra dhe se ai ka ndryshuar emrin. Direkt pas ndarjes së tyre, burri është martuar me një grua tjetër, ku ka dhe fëmijë. /tvklan.al

Tags: divorchistoria imemirela miloriShkoder

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Leksionet që na mësoi viti 2020

Leksionet që na mësoi viti 2020

Kuvendi zgjedh kryetaren e ILDKPKI-së, do hetojë pasuritë e politikanëve

Kuvendi zgjedh kryetaren e ILDKPKI-së, do hetojë pasuritë e politikanëve

VIDEO/ Kapet i rrezikshmi i Durrësit, lëvizte në qytet me 2 mina me telekomandë

VIDEO/ Kapet i rrezikshmi i Durrësit, lëvizte në qytet me 2 mina me telekomandë







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com