E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Hidhen shashka dhe tymuese në protestë/Salianji: Rama po zhvat qytetarët

Tensionohet herë pas here situata në protestën e opozitës para Parlamentit, duke u hedhur në këtë mënyrë shashka dhe tymuese nga protesuesit në drejtim të policisë.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalimin e mbajtur përpara protestuesve në podiumin e improvizuar është shprehur se rezistenca e qytetarëve dhe protesta e opozitës do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Rama.

Sipas tij, protestat nuk kanë qenë të dhunshme, por policia ka tejkaluar forcën pasi ‘popullin s’ka gardh që e ndal’.

Gjithashtu, Salianji u shpreh se Rama kërkon të zhvasë popullin, ndërsa tha se si dëshiron ta kthejë vendin si Venezuelën e Maduros.

“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvatë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik.

Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros.

Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik.

Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik. A e keni parë si janë të tredhur për hallate prokurorët dhe nuk thërrasin asnjë ditë Edi Ramën, pavarësisht se Shqipëria është vjedhur dhe është zhvatur.

A keni parë të shkojë në Prokurori, Damian Gjiknuri, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin. Në Prokurori shkojnë vetëm qytetarët. Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”, deklaroi Salianji.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...