E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Protestuesit tentojnë sërish të çajnë kordonin, plagoset një polic

Sërish tension në protestë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë përsëri kordonin e policisë duke ushtruar forcë ndaj efektivëve. Si pasojë, është lënduar një prej policëve që ishte pjesë e kordonit, i cili më pas është larguar me ndihmën e dy efektivëve të tjerë, që e kanë shoqëruar.

Nuk dihet nëse lëndimi është serioz, ndërsa herë pas herë protestuesit vijojnë tentativën për të çarë kordonin.  Edhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga veprimet e dhunshme, pasi tubimet e protestuesve janë në kundërshtim me ligjin.

Policia i është drejtuar organizatorit Gazmend Bardhi, të marrë masa për të ndërprerë veprimet e dhunshme dhe përplasjet me policinë, ose në të kundërt policia do të zbatojë ligjin.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta, kapsolla, si dhe kanë tentuar të çajnë disa herë kordonin e policisë,  ndërsa në parlament po zhvillohet seanca plenare.

Thirrja e Policisë:

Ju lutemi ruani qetësinë.

Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.

Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i  tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...