E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Basha mes protestuesve: Fati i Ramës, para drejtësisë ose jashtë për azil politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet mes protestuesve ku ka thënë se largimi i Ramës është i afërt dhe se në protestë nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe lindja e një shprese të re.

Sipas Bashës, fati i kryeministrit është ky: do dalë para drejtësisë, ose do kërkojë azil politik.

“Nuk ka tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim, ndryshimi ka nisur”, tha ndër të tjera kryedemokrati.

Fjala e Bashës:

Pas radhëve të policisë ndodhet banda më e keqe që ka parë Evropa, kryesuar nga Maduro i Ballkanit, Edi Rama.

Për 6 vite, kjo bandë vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe i rriti çmimet. 6 vite me radhë, rriti taksat, rriti energjinë, çoi drejt vetëvrasjes disa kryefamiljarë, rriti çmimin e ujit, rriti çmimin e naftës, i nxori njerëz në mes të rrugës, qindra mijëra i çoi drejt rrugëve të kurbetit. Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, ka qenë propaganda e ndyrë që e bënte narkotrafikantin kryebashkiak, përdhunuesin hero, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha. Unë e di që gjithsecili prej jush këtu ka ardhur me vendosmërinë për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës dhe për ta përcjellë para drejtësisë ose para azilit politik. Këtu janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve. Këtu janë bashkuar edhe shpresa dhe zgjidhjet për të nesërmen që po vjen! Studentëve dua t’ju them që ai që ju mashtroi është tashmë i larguar. Një ditë e re e universiteteve evropiane, po agon për ju! Nuk ka tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim, ndryshimi ka nisur. Rama ik!/ Tirana Today

Lexo edhe :   Dy fitore që çojnë në humbje
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...