E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

Hetimi për Bylis-Tirana/ Presidentët e dy klubeve, dëshmi në komisionin e etikës

Hetimi për ndeshjen Bylis-Tirana ka nisur zyrtarisht.

Një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të integritetit të takimit të luajtur më 2 korrik, do të bëhet pas dëshmisë së presidentëve të dy klubeve.

Numri një i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Bylisit, Besnik Kapllanaj do të paraqiten përpara Komisionit të Etikës, për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Ndeshja e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, e cila u fitua 2-1 me përmbysje nga mallakastriotët në pjesën e dytë, u shoqërua me dyshime shumë të forta për trukime. Gjithçka lindi prej lëvizjes së pazakontë të koeficientëve në kompanitë ndërkombëtare të basteve.

Shifra të konsiderueshme u luajtën për golin e avantazhit të Tiranës, ndërsa edhe pse bardheblutë ishin favoritë shumë orë përpara ndeshjes, në pjesën e dytë koeficientët që favorizonin Bylisin ranë në mënyrë të dukshme, shkruan “A2”.

Këto ishin tregues se në baste po luhej përmbysja e rezultatit nga vendasit. Gjithashtu sjellja e lojtarëve në fushë la vend për dyshime, me Federatën që sinjalizoi UEFA-n dhe nisi menjëherë hetimin.

Komisioni i Etikës ka nisur përpilimin e dosjes për këtë ndeshje, ndërsa ka kërkuar edhe asistencë nga kompania e monitorimit të basteve “SportRadar”, për të dalë në përfundimin nëse ndeshja Bylis-Tirana ka qenë e trukuar, me qëllimin përfitimin e paligjshëm nga bastet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...

Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë në Itali (Emrat)

Policia e Katanzaros në Itali, ka përfunduar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 81 persona. Në mesin e të arrestuarve janë dhe 7...