E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Pandemia/ Infektohet edhe deputetja e PDK-së

Deputetja e PDK-së, njëkohësisht këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, bën me dije se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se më parë ka dalë negative, por pasi i janë shfaqur simptomat e sëmundjes, është ritestuar dhe ka dalë se është e infektuar.

Postimi i plotë:  

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart

#vendosemaskën

#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

🙏Sh’net!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...