Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve

Nga Kim Mehmeti

Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë një borxh i cili kap vlerën e mbi 445 milionë eurosh. Sikur këto para t’u ishin ndarë shqiptarëve, çdonjëri nga ata do fitonte nga mbi njëqind euro, aq sa tani do duhet të paguajë për teket e Kryeministrit, i cili vetveten e ndjen si epiqendër të shqiptarisë, e vendin e vet si periferi të pavlerë me të cilën mund të bësh ç’të duash.

Ndërkohë, thuajse të gjithë ish burrështetasit e Kosovës, i hidhërohen Kryeministrit aktual të vendit si të ishin zyrtarë të Beogradit, edhe atë vetëm pse ai tregohet aq kokëfortë ndaj Serbisë dhe asaj ia rikujton krimet e deritanishme që i ka bërë mbi shqiptarët.  Dhe ata i hidhërohen sepse ai i përballë me turpin e tyre të deridjeshëm, kur paaftësinë e vet ata e mbulonin me kapotën Properëndimore dhe lëshimet ndaj Serbisë. Dhe kur verbëria zhvatëse nuk i lejonte të shohin se, nëpërmjet dialogut me Kosovën, Serbia vetëm  blenë kohë për t’u armatosur e për t’u bërë gati që ta realizojë ‘Botën Serbe’, siç ndryshe tani emërohet projekti i ‘Serbisë së madhe, e drejtë së cilës çon edhe ‘mini shengeni ballkanik’ aq i përkrahur nga Piktori.

Siç duket vetëm shqiptarëve të Maqedonisë u ndodhin të papritura të ‘këndshme’: shtohet numri i sllavo-maqedonasve që u rikthehen rrënjëve dhe të cilët, për t’u punësuar nëpër institucionet  shtetërore, deklarohen si shqiptarë. Me çka ‘rritet’ përqindja e shqiptarëve të punësuar neper institucionet e shtetit sipas ‘konceptit’ politik të kryetarit to BDI-së: më mire të punësohet një shqiptarë i përkohshëm i partisë maqedonase në pushtet se sa një shqiptarë i vërtetë që nuk e ka librezën e partisë së tij.

Por sidoqoftë edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë e Shkup, flitet për anëtarësimin tonë në BE. Dhe  Brukselin e kemi shpallur kryeqendër tonë njësoj si dikur Beogradin, Moskën e Pekinin, e me çka edhe njëherë tregojmë se kemi jetuar dhe jetojmë në kohë për të cilat nuk kemi qenë, e nuk jemi të përgatitur.

Po pra, shumë nga burrështetasit tan ngjajnë në heronj të defaktorizimit dhe varfërimit tonë. E ndërkohë ata flasin për të ardhëm tonë më të mirë dhe për luftën kundër krimit e hajdutërisë. Me çka ta rikujtojnë të vërtetën se çdonjëri flet për atë që i mungon: i burgosuri për lirinë, prostituta për virgjërinë, e burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona  për ndershmërinë!

Tags: kim mehmetiopinionshqiptarevarferimi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Hodhi të dashurën në greminë, 30-vjeçari tenton të vetë*ritet

Hodhi të dashurën në greminë, 30-vjeçari tenton të vetë*ritet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com