Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Henri Çili flet për “rezistencë liberale”: Rama është katandisur në populist me tipare puniste

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Henri Çili flet për “rezistencë liberale”: Rama është katandisur në populist me tipare puniste

Janë kohë të paqarta

Janë kohë shumë të paqarta. Në shoqëri ka një shqetësim shumë të madh për varfërinë, por kjo shpejt për pak sa nuk derivon në nevojën e kthimit të socializmit. Në vendin tonë ka shumë korrupsion, por lufta ndaj tij transformohet shpejt, është një milimetër larg luftës ndaj kapitalizmit. Ka shumë nevojë për një perspektivë, për shpresë, por edhe kjo është një milimetër larg iluzionit se shteti mund të na e sigurojë këtë; shteti, puna në shtet, shërbimet falas duket se mund të na e sigurojnë këtë. Në këto kohë të paqarta ndoshta ka nevojë për të paktën qartësi mendimi. Për këtë një doktrinë na vjen në ndihmë; liberalizmi. Për këtë një mendim filozofik na vjen në ndihmë, liberalizmi. Për këtë na vijnë në ndihmë korifenjtë ndërkombëtarë të mendimit liberal si Friedman, Hayek, von Mises apo heronjtë e përmasave lokale si doktor Pashko. Kohët nuk janë vetëm të paqarta nga pikëpamja për publikun e gjerë, nga pikëpamja se ç’është e drejtë dhe e padrejtë, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë, çfarë duhet bërë mediatikisht dhe ç’duhet bërë në perspektivë. Kohët janë të paqarta edhe në këtë kohë janë duke gëluar fort, janë në rikthim të fortë inercitë e totalitarizmit, janë duke gëluar fort ekstremizmat, populizmat e majta dhe të djathta, intoleranca, ekstremizmi, nacionalizmi, etj. Pikërisht, në këto kohë të paqarta nevoja për një diskutim të ri, ose për një kënd liberal të shikimit të botës, është më e rëndësishme se kurrë.

Arritjet sui generis të liberalizimit shqiptar

Në fakt, Shqipëria ka shumë probleme, por ia vlen sot të nënvizojmë disa nga arritjet e stërmëdha të liberalizmit edhe në Shqipëri, të fazës sonë të kapitalizmit të vështirë, të kapitalizmit të paplotë, të kapitalizmit të penguar dhe të periudhës sonë të lirisë, nga dhjetori i vitit 1990. Vitin tjetër do të bëhet 30-vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit. Janë padyshim 25-30 vitet më të suksesshme në historinë e kombit shqiptar në 500 vitet e fundit. Kurrë më parë sesa këto 30 vite, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë nuk ka qenë në të tillë parametra. Kurrë më parë niveli i jetesës nuk është përmirësuar me këto ritme. Kurrë më parë infrastruktura, ndryshimet strukturore, niveli kulturor, arsimor nuk kanë qenë më të larta se këta 30 vjet. Çdo parametër sipas ekonomistëve dhe studimeve më serioze ka ndryshuar me 10 apo 100-fish. Mjafton të përmendim dy ekstreme: të ardhurat për frymë në vitin 1990 ishin midis 200 dhe 500 dollarë për frymë, sot ato diskutohen zyrtarisht midis 5000 dhe 10 000 mijë dollarë për frymë, po të llogarisim ekonominë informale ose ekonominë gri, por gjithsesi është ekonomi reale. Teknologjia, infrastruktura, informacioni, shërbimet terciare, lëvizja e lirë nuk do të ishin ëndërruar në qindra vjet, janë bërë të mundura në më pak se tri dekada. Por ka ankth, ka mungesë shprese, ka një luftë të jashtëzakonshme ndaj tregut, ndaj biznesit, ndaj arritjeve të shoqërisë së lirë të liberalizmit.
Ka mllef, ka zili ndaj arritjes së suksesit, ka energji negative, ka joshje ndaj demonëve të së keqes, ka rikthim në inercinë totalitariste apo në joshjen e zgjidhjeve të lehta, zgjidhjeve të thjeshta apo zgjidhjeve ekstremiste.

A është liberalizmi në rrezik?

Por në fakt, a janë arritjet e liberalizmit në rrezik?! Po! Janë në rrezik në shumë vende të botës, në kontekstin e zgjedhjeve europiane, por janë edhe në Shqipëri. Janë në Shqipëri ku tregu nuk funksionon, ku taksat janë të larta, ku sektori shtetëror zgjerohet çdo ditë, ku njerëzit duan të punësohen në shtet, ku gëlojnë dhe rriten përditë sipërmarrjet taksaharxhuese në vend të sipërmarrjeve taksaprodhuese, taksapaguese, ku sektori shtetëror në arsim dhe shëndetësi zgjerohet pa fund, ku qeveria jep subvencione, heq tarifa dhe harxhon nga taksat tona duke rritur vazhdimisht taksat, ku prishja e garës është një normë thuajse kudo, në çdo sektor. Si të tillë njerëzit po emigrojnë, njerëzit u janë dorëzuar alternativave ekstremiste, njerëzit janë duke riadhuruar, janë duke restauruar fazën apo figurën e Enver Hoxhës, njerëzit janë duke u nënshtruar, njerëzit janë duke humbur perspektivën dhe shpresën, njerëzit janë duke ndërtuar të sotmen, duke mos humbur me siguri të ardhmen. Ky rrezik që vjen nga poshtë, vjen dhe shumëfishohet nga nevojat e elektoralizmit të partive kryesore politike, të cilat kanë braktisur bindjet dhe idetë dhe u janë kthyer më së shumti zgjidhjeve të shpejta, të lehta për të fituar pushtetin duke humbur karakterin e tyre, idealet e tyre dhe bindjet e tyre. Arritjet e liberalizmit janë në rrezik në radhë të parë nga qeveria aktuale e Edi Ramës, e cila ka dështuar, përpjekja reformiste e së cilës mund të konsiderohet e dështuar në fillim të vitit të gjashtë të qeverisjes, pas disa përpjekjeve, pse jo kurajoze dhe disa shenjave të cilat mund të reformonin disa sektorë ose disa çështje të shoqërisë shqiptare. Qeveria i është dorëzuar presionit të rrugës, qeveria u është dorëzuar thirrjeve populiste, qeveria u është dorëzuar tentacioneve elektorale për të fituar vota dhe po shkatërron ditë për ditë perspektivën reformuese të vendit, në sektorë të ndryshëm. Në këtë kuptim, në qoftë se në fazën e tij të parë kryeministri Rama mund të etiketohej ose mund të inkurajohej drejt profilit të një reformisti, sot mund të thuhet se ai është katandisur në një populist me tipare puniste. Sepse, siç e dimë, populizmi në Europën e varfër Jugore merr tiparet e punizmit apo të së majtës, ndërsa në Veri të Europës apo në pjesët e zhvilluara merr tiparet e populizmit fashist. Kemi rastin ekselent të qeverisë së dy ekstremeve italiane. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka prekur të gjithë spektrin politik. Opozita e Partisë Demokratike me gjithë disa ide interesante apo po themi pozitive, si taksa e sheshtë, çlirimi i tregjeve apo shteti i vogël dhe rikthimi i garës, është e infektuar rëndshëm nga idetë populiste dhe puniste. Në këtë kuptim,  rreziku i ideologjisë puniste vërtitet si një fantazmë edhe mbi Partinë Demokratike apo mbi opozitën shqiptare në tërësi.

Pse ky mision i Institutit “Pashko”?

Pse Instituti “Pashko”, një organizatë jofitimprurëse disavjeçare, por fryt i një filozofie gati një dekade, mendon se ka diçka për të thënë, për të bërë në kuadrin e një lloj rezistence liberale, momenti i së cilës ka ardhur. Në vetë misionin e Institutit “Pashko”, që mban emrin e ekonomistit dhe politikanit të njohur liberal të fillimviteve ’90, profesor Gramoz Pashko, është pikërisht për të theksuar këto ide, për të promovuar këto ide, për të lançuar këto ide, për të debatuar rreth këtyre ideve. Ky mision i Institutit “Pashko” në kuadrin e kësaj devize që mund ta përkufizoja me terma gazetareskë, është rezistencë liberale dhe mendoj se duhet të jetë i mirëpritur për shoqërinë shqiptare në kulmin e zhurmimit të zërave në opinionin publik dhe atë mediatik, të protestave të rrugës, të reminishencave të totalitarizmit shqiptar, të ekstremit të majtë të veshur me terma trendi apo me veshje trendi, kamufluar nën ekstremizmin fetar apo nacionalizmin vulgar dhe ekstremist.

Pse gazeta “Liberale” si instrument për “rezistencën liberale”?

Në këtë kuptim, projekti i hapjes së gazetës “Liberale” dhe në versionin e saj online, gazetaliberale.al është ndoshta një projekt komunikativ, i cili i brendashkruhet kësaj fryme dhe këtij qëllimi. Gazeta “Liberale” synon të jetë e qartë, e thjeshtë dhe e pastër në misionin e saj. Ajo vjen pas një përvoje mediatike, të cilën ne kemi grumbulluar në kuadrin e botimeve “Mapo”, por të cilët ishin pjesë e industrisë së medias, ndërsa tashmë në formën e një gazete me tipare të qarta ideologjike, të thjeshta, sigurisht duke ruajtur parimet e profesionalizmit dhe të etikës. Vetë slogani ynë, “Ne nuk informojmë!” është një metaforë dhe një gjetje publicitare për t’i dhënë të kuptuar opinionit publik dhe aktorëve me të cilët presim të bashkëpunojmë, se te gazeta “Liberale” dhe te versioni i saj online do të gjeni këndvështrime, jo thjesht informacione, të cilat janë tashmë dhe opinioni publik informohet, por interpretime, këndvështrime, gjetje, opinione, përpunime të opinionit, lobime, të cilat shkojnë nga liberalizmi dhe te misioni i gazetës “Liberale”, i cili është ky. Faleminderit për bashkëpunimin kolegëve partnerë dhe shpresoj të kooperojmë ose dialogojmë në kuadrin e këtij projekti mediatik./ Henri Çili

Tags: ështëfletHenri Çilikatandisurliberalepopulistpunisteramarezistencëtipare

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Thanë se ndodhet me Noizyn në Tajlandë, Tayna zbulon si qëndron e vërteta

Thanë se ndodhet me Noizyn në Tajlandë, Tayna zbulon si qëndron e vërteta

Spektakël në Serie A, ndeshja dhuron 8 gola me 8 lojtarë të ndryshëm (Video)

Spektakël në Serie A, ndeshja dhuron 8 gola me 8 lojtarë të ndryshëm (Video)

“Kishte dyfish njerëz”, Kryemadhi: Nuk jam e lodhur, gazi bën efektin e vet

"Kishte dyfish njerëz", Kryemadhi: Nuk jam e lodhur, gazi bën efektin e vet

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium
Bota

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

by mirseda
13:19 | 24/06/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ekziston një rrezik “në rritje” që Irani të përpiqet të...

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

12:43 | 24/06/2025
Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

12:40 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com