E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Harxhi: Berisha i ka ditur të gjitha, i janë fshehur shumë çështje

Berisha ka qenë në dijeni të gjithçkaje, por nuk e di arsyen pse e justifikonte gjithnjë Bashën. Kështu u shpreh në studion e “Ditari” në A2 CNN, ish-kandidatja për kryetare e PD-së Edith Harxhi, e cila e konsideroi nul vendimin më të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD-së, liderin historik të së djathtës, Sali Berisha.

“Vendimi i Bashës është antistatutor në vazhdën e gjithë vendimeve antistature që nga 2013 dhe sot. Nuk çuditem me vendimin që ka marrë natën pas disa muajsh heshtjeje, është vendim nul, nuk bazohet në asnjë nene të statut të saj dhe nuk ka një bazë ligjore”.

Por Harxhi nuk ka një përgjigje në lidhje me justifkimet, sipas saj, të Berishës ndaj Bashës, qoftë edhe me deklaratën e fundit të tij, kur tha se Basha ka qenë i shantazhuar për këtë vendim.

“Kjo është një pyetje që ende nuk i përgjigjem. Nuk i përgjigjem dot vetes. Nuk e di arsyen, por di gjithçka që zoti Berisha i ka ditur të gjitha, është njoftuar për gjithçka. Ne si grupi për PD-në kemi një vit që flasim për këto procese. Ne kemi folur në përgjithësi dhe na kanë dëgjuar. Kjo është një përgjigje që duhet ta japë Berisha. Unë nuk i kam dhënë një përgjigje vetes, por di që situata nuk duhet të kishte arritur deri këtu, duhet të ishte zgjidhur që në 2017, kur ne humbëm zgjedhjet, para se Basha të merrte disa vendime antistatutore, për të diskutuar çështje thelbësore, marrëveshje politike dhe të tjera”.

Sipas Harxhit, Berishës i janë fshehur shumë çështje në lidhje me marrëveshjet politike të zotit Basha.

“Por mënyra si i janë paraqitur gjërat Berishës nuk ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e drejtë. Mendoj se i janë fshehur  shumë çështje dhe pjesë të marrëveshjes. Kjo është marrëdhënie mes Bashës dhe Berishës”.

Po përtej kësaj, Harxhi thekson se PD-ja është sot para një dileme të madhe, ku demokratët e prekur, sipas saj, kërkojnë rithemelimin e partisë. Sipas saj, duhet të marrë fundi mitizimi i liderit.

“Demokratët janë para një dileme shumë të madhe. Përtej kësaj, unë shoh që PD-ja është drejt një zgjimi dhe shoh një zgjim, demokratët janë të prekur, se unë jam në kontakt me strukturat dhe të gjithë kërkojnë rithemelimin e partisë. Kjo parti është si një qelq që është thyer dhe kemi dy mundësi, ose do ta ngjisim ose do ta shpërbëjnë dhe do të dalë një gotë e re nga i njëjti brumë. Partia ka nevojë për një riprogramim politik të saj, tezat e saj duhet te jenë konservatore. Duhet të marrë fund mitizimi i liderit. Unë nuk synoj kush do të jetë lider, por si do drejtohet PD-ja”.

Për Harxhin edhe vendimi i DASH për Sali Berishën lidhet me heshtjen e tij ndaj proceseve e vendimeve të Bashës në PD. Nëse Basha do të ishte dorëhequr më 26 prill, thotë ajo, PD nuk do të kishte këtë kosto.

“Basha duhet të ishte dorëhequr që më 26 prill. Unë mendoj që nëse Basha do të jepte dorëheqjen dhe do të pranonte disfatën pavarësisht tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, ne nuk do të kishim marrë këtë kosto sot, dhe unë për këtë arsye mendoj se edhe vendimi i DASH për Berishën, është i lidhur edhe me heshtjen e Berishës gjithë këto vite se PD është produkt euroatlantik, por ka pasur mbështetjen e plotë të SHBA-së. Dhe kjo kosto vjen për heshtjen dhe shkatërrimin e të vetmes forcë opozitare në vend, e ngritur tashmë mbi marrëveshje e pazare kulisash për interesa personale”.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

Sa i takon grupit për PD-në, ku ajo bën pjesë, Harxhi thekson se ai nuk do të ekzistojë sapo të hapet gara në parti. Dorëheqja e menjëhershme e Bashës është një ndër hapat kryesorë që duhet të ndërmerren për nisjen e kësaj gare me në fokus partinë dhe jo liderin.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

“Grupi për PD-në nuk ka arsye pse të ekzistojë pas hapjes në një gare në parti, nis një proces demokratizimi. Ne po funksionojmë, edhe tani që flasim ka takime me elektoratin. Për t’u shpjeguar njerëzve ku ka arritur partia. Por hapat janë: Dorëheqje e menjëhershme e Bashës nga PD-ja, mbledhja e Këshillit Kombëtar, vendosja e një Këshilli Trilateral si këshill të urtësh në përgatitjen e zgjedhjeve të reja duke filluar nga poshtë lart. Duhet të fillojë një proces demokratik si gjithë partitë e djathta në botë. Ky proces mund të përmbyllet brenda 6 muajsh. Basha e ka personalizuar vendimmarrjen tejskajshmërisht si Edi Rama. Ajo që mendoj është se grupi për PD-në, funksionon për të krijuar mundësinë dhe për të futur në shina PD-në, për ta futur në garë dhe të ketë disa teza të forta politike. Shpresoj që ky të jetë fundi i tranzicionit në PD, dhe të kemi një fillim të ri duke ruajtur trashëgiminë e partisë të ndërtojë diçka të re e pastër, e djathtë, e pacenuar nga asgjë tjetër”.

Dhe për këtë ajo nuk përjashton kontributin e Berishës, por edhe të të larguarve nga PD-ja për shkak të Bashës.

“Askush nuk mund t’i ndalojë Berishës të jetë aktiv në partinë që është bashkëthemelues. Berisha e ka shprehur që nëse PD-ja do të kishte fituar zgjedhjet, ai do të ishte larguar. Berisha me përvojën e tij mund të japë një kontribut. Këtë e kemi kërkuar edhe ne, është i vetmi që ka influencë dhe mbledh partinë me autoritetin e tij. Askush nuk mund të bënte pa eksperiencën e tij. Ai ka nisur këtë proces dhe jo si udhëheqës i ardhshëm. Berisha do të jetë ai që do të ngjisë të gjitha elementet për ringritjen dhe kjo do të bëjë të mundur rikthimin e partisë. Ky proces që pritet të ndodhë nuk mund të ndodhë pa bashkimin e të gjitha vlerave e kontributeve të gjithë atyre që janë larguar nga PD-ja. Ata duhet të rikthehen se eksperienca dhe kontributi i tyre është. Kam shumë sinjale që shumë të tillë që presin vetëm largimin e Bashës që ka marrë peng PD dhe më tej, të fillojë hapja dhe ngritja. Mendoj në garë dhe meritokraci. Nuk është kreu ai që duhet të drejtojë. Është partia që duhet të drejtojë. Ky është koncepti i djathtë i funksionimit të një partie”. /A2 CNN

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...