Një marrëveshje e mundshme paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po duket gjithnjë e më afër finalizimit, sipas deklaratave të disa liderëve dhe mediave ndërkombëtare, ndërsa negociatat e ndërmjetësuara nga Pakistani kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif deklaroi se është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes dhe se nënshkrimi elektronik mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, duke sinjalizuar një zhvillim të rëndësishëm diplomatik në Lindjen e Mesme.
Të premten, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, hodhi poshtë bisedimet për një armëpushim midis Iranit dhe SHBA-së, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk do të tërhiqet nga Libani jugor, Siria apo Gaza.
Më herët edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një marrëveshje paqeje me Iranin mund të nënshkruhet në Evropë gjatë këtij fundjave, ndërsa Teherani ka shprehur gjithashtu shprehu optimizëm për arritjen e një kompromisi të mundshëm.
Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar. Raportimet tregojnë se pavarësisht progresit diplomatik, vazhdojnë përplasjet ushtarake dhe incidentet në rajon, përfshirë pretendime për rrëzim dronësh dhe aktivitete ushtarake në zonat detare strategjik.
Një nga pikat kryesore të negociatave mbetet hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe lehtësimi i sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të angazhimeve për çështjen bërthamore dhe uljen e tensioneve rajonale.
Megjithëse ka sinjale optimiste, burime diplomatike theksojnë se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare të konfirmuar zyrtarisht nga të gjitha palët.















