Kronikë

Hajdutët vjedhin të moshuarit, u grabisin kursimet e pensionit

               Publikuar në : 14:55 - 15/04/19 marsela

Gjatë mesditës së sotme, një grabitje u shënua në fshatin Peshtan të Fierit. Autorët kanë depërtuar nga dritarja në banesën e shtetasit me inicialet L.F, 66 vjeç, duke arritur të vjedhin një shumë prej rreth 500 mijë lekësh të vjetra, si edhe disa sende me vlerë.

Burimet paraprake njoftojnë se vjedhja është kryer ndërsa dy bashkëshortët e moshuar nuk gjendeshin në shtëpi, pasi ishin larguar për të punuar bahçen.

Shuma e vjedhur e parave ishte grumbullim i pensionit mujor të çiftit. Të moshuarit kanë denoncuar vjedhjen në rajonin e policisë, ku ka nisur hetimin për ngjarjen, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Plaçkitet shtëpia, grabitësit marrin lekët e sendet me vlerë

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT