Politikë

Gramoz Ruçi nderohet me titullin “Qytetar nderi” në Itali

               Publikuar në : 15:04 - 15/04/19 S.N

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Portocannone. Ruçi u prit me entuziazëm në Molise nga arbëreshët e qytetit, ndërsa kreu i Kuvendit e vlerësoi këtë titull si një detyrim të madh.

“Titulli qytetar nderi është një vlerësim, inspirim dhe detyrim i madh për mua”, deklaroi Ruçi para arbëreshëve.

Kreu i Kuvendit ndodhej në Portocannone për të përuruar bashkë me krerët lokalë bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Nuk ua solla unë Skënderbeun, heroi na mblodhi ne. Skënderbeu kohezion kombëtar, përball sfidave kombëtare. Thënia e Skënderbeut ‘Lufta ime është lufta juaj’ është vlerë aktuale në Evrope”, tha ndër të tjera kreu i Kuvendit, i cili është takuar gjatë vizitës së tij me Presidentin e Rajonit Molise, të Italisë z.Donato Toma.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT