Ky muaj do të mbyllet me prezencë të reshjeve. Sinoptikanët shprehen se reshjet do të vazhdojnë edhe për dy javët në vijim, por me ndërprerje, ndërsa sa i përket temperaturave do të ketë rritje.
Sipas tyre, kjo javë pritet të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Do të ketë reshje gjatë pasditeve, duke nisur nga dita e sotme dhe e nesërme. E mërkura do të sjellë përmirësim gradual, por do të ketë reshje në zonat malore.
Sa iu përket temperaturave, do të kemi rritje në ditët në vijim, gjatë fundjavës do të shkojnë në 24-25 gradë celsius. Prilli pritet të mbyllet si një muaj i freskët dhe me lagështirë, në krahasim me marsin. Edhe ditët e fundit pritet të kemi sërish reshje.
Sot pasdite (e hënë dt.15) dhe nesër (e martë dt.16) priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), të qarqeve të qendrës dhe jugut. Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 19 °C
në vendet e ulëta: 7 /19 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C