E diel, 17 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Hajdari: Fjalimi i Ramës pas fitores i përmbajtur, Basha të pranojë humbjen

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka analizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas fitores që siguroi në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në ”News 24”, Hajdari tha se fjalimi i Ramës dhe festa në përgjithësi e Partisë Socialiste ishte i përmbajtur.

Sa i takon krytedemkratit Lulzim Basha, Hajdari u shpreh se do të ishte dinjitoze nëse ai do të pranonte humbjen e zgjedhjeve.

Shkëlqim Hajdari: ”Fjalimi i zotit Rama ishte i përmbajtur. Bashkëpunimi me opozitën mund të funksionojë në dy drejtime. Një është; një bashkëqeverisje që është përfolur, mes PS dhe PD për të cilën jam kundra. Ndërkohë që është shumë fisnike që PD të bëhet më në fund modeli i të bërit opozitë. Në të shkuarën e afërt është partia e cila ka dhënë mesazhe jo demokratike me braktisjen që i bëri parlamentit. Nëse njerëzit që shkojnë deputetë, shkojnë për të përfaqësuar publikun, dhe shkojnë për të marrë ato benefite, se shoh deputetin me ndonjë diferencë të madhe, qoftë në maxhorancë apo në opozitë. Me këto numra që ka krijuar PD, me Bashën apo jo, ka goxha ndikim në Parlament.”

”Qëndrimi dinjitoz i Bashës është që të pranojë humbjen. Të bëjë punë paqëtuese për partinë e vetë. Lista e PS do të thyhet jo vetëm nga liderët dhe drejtuesit politikë që u vunë në fund, siç është rasti i Ballës apo i Ruçit, apo i Klosit. Por do të ketë thyerje dhe për rastin e Tiranës. Rëndësi ka numërimi i votave tek lista e PD dhe aleatët, pasi kanë nisur kontestimet brenda partisë. Atë që se bëri zoti Basha për të ‘vrarë babën’, e bënë qytetarët.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...