Kurba e koronavirusit në vend mbetet e qëndrueshme pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja.
Ndërkohë, 4 person nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës.
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 698 pacientë, teksa raste aktive mbeten 21.190.
Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe ato rajonale, po trajtohen 142 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë, Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.
Viktima – 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.