Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Grenell e ka quajtur Kurtin një anti-amerikan, i cili sipas tij ka qenë kundër politikës së SHBA-së ndër vite, duke filluar me kundërshtimin ndaj Bill Clintonit, Geroge Bushit, Barack Obamës dhe Donald Trumpit.
Ai i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden për ta ndaluar që kjo të ndodhë sërish.
“Kreu i ri anti-amerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë.”, shkruan Grenell në rrjetin social, Twitter.
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021