Ambasadorja e Filipineve në Brazil dhunon punonjësin e shtëpisë (Video)

Presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte, ka shkarkuar ambasadoren e tij në Brazil, pasi u shfaq në një video duke dhunuar fizikisht anëtarët e stafit të shtëpisë së tij.

Duterte, ka thënë se në ka miratuar vendimin, për ta shkartuar Marichu Mauro, duke hequr përfitimet e saj të pensionit dhe për t’i hequr mundësin e marrjes së atij posti për të gjithë jetën.

Vendimi vjen ndërsa Duterte po zhvillon një fushatë kundër abuzimeve zyrtare dhe korrupsionit në vitin e tij të fundit në pushtet.

Mauro u hoq nga Brazili në Tetor pasi video, e cila thuhet se ishte marrë nga kamerat e sigurisë në rezidencën e ambasadores në Brazil shfaq një grua që sulmonte dikë që dukej se ishte një shtëpiak.