Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjykata Kushtetuese/Hajdari tregon kur do vihen pas hekurave peshqit e mëdhenj

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Task-Forcës, njëherësh Inspektor i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, e vlerësoi si hap të madh krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpreh se brenda janarit, kjo gjykatë do të ketë edhe anëtarin e saj të shtatë.

“Shqipëria s’mund të rrinte më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese. Gjatë kësaj kohe e panë Kushtetuesen si ndeshje futbolli, u ndanë palët në dy ekipe. Pavarësisht se analistët mendojnë që rezultati është 4 me 3 në favor të një skuadre, rëndësi ka që gjyqtarët të dalin mbi interesat e çastit”, tha më tej ai.

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, është i mendimit se kjo arritje është falë ndërkombëtarëve. Ai argumentoi se SHBA dhe BE kanë investuar për Reformën në Drejtësi, dhe se dorë në këtë ka edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“SHBA dhe BE kanë investuar për Reformën në Drejtësi, padyshim ambasadorja Kim ishte violina e parë, pastaj vijnë edhe vendet e tjera. Bërja e saj eficente është një hap i madh, ka para çështje të ankimuara pa u bërë ende funksionale.

Në të ardhmen do shohim se këta njerëz që kanë kaluar në disa filtra, nuk janë më të mirët. Shqipëria ka edhe të tjerë më të mirë, pavarësisht se u penguan. Kushtetuta është e lexueshme. Unë besoj tek njerëzit që kanë anën morale dhe pavarësinë, distancimin nga politika. Ne juristët pak diferenca kemi, ne ndahemi se kush është i zoti për të dhënë drejtësi, mund të jetë njëri i aftë, por jo për të arsyetuar kulisa”, vijoi z. Hajdari.

Shkëlqim Hajdari citoi se ndër çështjet e para që kjo gjykatë pritet të marrë në shqyrtim, është Kodi Zgjedhor. “Listat u deklaruan të hapura, por nuk janë të hapura, kanë sërish përplasje.

Kushtetuta e përcakton që janë të hapura, por i lë mundësinë një subjekti që 1/3 ta mbajë të mbyllur, ose 100% të hapur. Kodi Zgjedhor mendoj që do jetë një nga shqyrtimet e para të Gjykatës Kushtetuese, nëse vërteton që ky kod bie ndesh me Kushtetutën në 25 prill do kemi garë.

Brenda 6 muajsh plotësohet numri 9 i Gjykatës së Lartë. Ndërkohë që SPAK ka filluar funksionimin. Fundi i janarit e gjen BKH të plotësuar. 6 mujori i parë që ne mbyllim e gjen vendin me GJK, Gjykatë të Lartë, SPAK dhe Byro Kombëtare të Hetimit që përgatitet të dalë në det të hapur për të goditur korrupsionin në Shqipëri”.

I pyetur se kur do të kapen të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, Shkëlqim Hajdari tha prerazi, se çdo gjë do të konkretizohet kur të ringrihet demokracia. “Kur të ringrihet demokracia. Pas këtyre zgjedhjeve të bëhet temë dite balancimi dhe ndarja e pushteteve jashtë ndikimit të krimit dhe korrupsionit, kur t’i bëjmë KQZ jo me komisione politike, kur në votime të marrin pjesë 50% e shqiptarëve që nuk besojnë, kur gjysma e elektoratit jashtë shtetit të japin votën e tyre, kur të përjashtojmë nga ndikimi i prodhimit të deputetëve segmentet e krimit. Edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Do shohësh se atëherë do ketë peshk të bollshëm, do jetë edhe i madh”.

 

Tags: beGjykata KushtetueseSHBAShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
PSG-ja shkarkon trajnerin Tuhel, gati zëvendësuesi i tij

PSG-ja shkarkon trajnerin Tuhel, gati zëvendësuesi i tij

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë, 6 viktima dhe 309 raste të reja me koronavirus në 24 orë

“Këtu jemi”/ Paralajmëron Vasili: Do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet

Vasili: Rama i paaftë të sigurojë vaksinën anti-covid për shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com