Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata dënon me gjobë Berishën, reagon zyra e ish-kryeministrit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata dënon me gjobë Berishën, reagon zyra e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha është gjobitur nga Gjykata Civile në Tiranë me 500 mijë lekë, pas padisë së kryeministrit Edi Rama për një postim në “Facebook”.

Pas dënimit me gjobë për shpifje, ka ardhur edhe reagimi nga zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas njoftimit të kësaj zyre, padia e Ramës është e motivuar politikisht. Ndërsa theksohet se Rama keqpërdor Gjykatat, të cilat, po sipas kësaj zyre, janë të shantazhuara nga Vetting-u.

Gjykata ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitej me 1 milionë lekë. Përveç gjobës, Gjykata ka vendosur që Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje.

Reagimi i plotë:

Në vazhdën fushates se kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri, kryetari i narkoshtetit Edi Rama, duke keqpërdorur gjykatat e shantazhuara nga vettingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nepermjet gjykates se Tiranës vendosi pranimin e pjesshëm të padisë së tij për cënim nderi dhe dinjiteti (kërkohej 1 mln lekë) Objekt i shqyrtimit ishte një postim ne FB e zotit Berisha, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura.

Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli i cili përbënte burimin e lajmit. U provua në gjykim se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik. Pra padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar.  Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast, përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Tags: edi ramagjobëGjykatasali berishashpifje

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
VIDEO/ Lumi nëntokësor shpërthen dhe përmbyt sheshin në Itali

VIDEO/ Lumi nëntokësor shpërthen dhe përmbyt sheshin në Itali

Protestë masive në Beograd, qindra persona përpara ambasadës së Malit të Zi

Protestë masive në Beograd, qindra persona përpara ambasadës së Malit të Zi

Ekzekutimi enigmatik i 2 shqiptarëve në Angli, zbulohet identiteti i njërit

Ekzekutimi enigmatik i 2 shqiptarëve në Angli, zbulohet identiteti i njërit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com