Zbardhet identiteti i një prej shqiptarëve të vrarë më 19 dhjetor në Veri të Londrës.
Bëhet fjalë për Arbri Fesko, 30 vjeç me origjinë nga Ura Vajgurore, shkruan “Top Channel”. Ndërkohë, autoritetet britanike nuk e kanë bërë ende publike identitetin e viktimës së dytë.
Si i përfshirë në këtë vrasje ka përfunduar në pranga Kaziku Tuwisana.
Po ashtu, është arrestuar edhe 42-vjeçari Besnik Berisha, banues në Martock Gardens. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasjen e një 30-vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchëood Park më 19 dhjetor. Si dhe akuzohet për vrasjen e një 35-vjeçari, po me 19 dhjetor, në zonën Hertfordshire Constabulary.