Në momentin kur protestuesit janë rikthyer te godina e Parlamentit dhe kanë sulmuar masivisht me bomba molotov dhe mjete piroteknike godinën e Parlamentit dhe policinë, të pranishëm kanë qenë edhe krerët e opozitës. Mes turmës kanë qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha, sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe një pjesë tjetër e ish deputetëve të PD-së.
Në momentin kur situata arriti kulmin me bomba molotov nga protestuesit dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë drejtuesit e protestës shihen duke qeshur. Gazetarja e Tirana Today ka arritur të sigurojë një video dhe foto nga ky moment, ku ata shihen mjaft të qetë, madje ish-kryeministri Sali Berisha, Bardhi dhe Basha shihet duke qeshur.