4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 31-vjeçar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Situata në vend është mjaft kritike. Në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.
Pavarësisht thirjeve të vazhdueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, duket se situata nuk po njeh përmirësim. Trendi i shifrave ka treguar se është në rritje.