E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

“Kam marrë trajtim mjekësor”, deputeti flet pas infektimit me koronavirus

Deputeti i PS-së, Eljo Hysko, ka reaguar pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Hysko tregon se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shton se i është dashur të marrë edhe trajtim shëndetësor.

Kujtojmë se Hysko u konfirmua pozitiv me koronavirus dy ditë më parë, në të njëjtën ditë si Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...

“Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro”, ja si u mashtrua familja nga Mamurrasi

Mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare” është bërë një denoncim ku një famije nga Mamurrasi ka rënë pre e një mashtrimi. “Dua të dhuroj 985.000...

U kap me 16 kg ka*abis, arrestohet shqiptari në Britani (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Britani për kultivim kanabisi. 33-vjeçari me emrin Mirjan Smakaj punonte si kupshtar në një fabrikë droge në Gorse Hill. Në...