Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Showbizz

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

5 muaj ago
in Showbizz

Hyrja e Mateo Borrit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuarat e këtij edicioni.

Edhe pse vetëm prej pak ditësh pjesë e lojës, ai ka arritur të krijojë dinamika të forta, debate të hapura dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, fillimisht përmes historisë së përfolur me Brikenën, e më pas përmes një momenti të rrallë emocional që preku mbarë shqiptarët.

Debatet, tensionet dhe përplasjet janë pjesë e natyrshme e këtij reality show, por ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme ishte ndryshe. Gjatë një debati mes Mateos dhe Florit, banor tjetër i futur së fundmi në shtëpi, tema u zhvendos te palestra ku Mateo punon. Mes batutave, Flori tha se “e shesim palestrën bashkë me pronarin”, një fjali që ndryshoi menjëherë tonin e bisedës.

Mateo u step. Me zërin që i dridhej, ai iu drejtua Florit me fjalët:

“Pusho… mos e përmend.”

Pak çaste më vonë, ai shpërtheu në lot, ndërsa banorë të tjerë iu afruan për ta qetësuar dhe përkrahur.

Reagimi i tij i fortë nuk ishte aspak i rastësishëm. Pas atij momenti fshihet një histori e dhimbshme personale, që Mateo e mbart ende thellë brenda vetes. Pronari i palestrës ku ai punon, Amarildo (Ildi) Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht më 15 korrik 2024, vetëm 27 vjeç, pas rreth 19 ditësh në koma. Ildi ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Kavajë–Rrogozhinë, pranë fshatit Harizaj, teksa udhëtonte me motor.

Por Ildi nuk ishte vetëm pronari i palestrës. Ai ishte një nga miqtë më të afërt të Mateos, një njeri i rëndësishëm në jetën e tij personale dhe profesionale.

Humbja e tij ka lënë një plagë të hapur, dhe përmendja e emrit, qoftë edhe në formë shakaje, e riktheu Mateon në atë dhimbje të papërballueshme, shkruan Koha Jonë.

Ky moment e nxori Mateon nga roli i një banori konfliktual apo strategjik dhe e shfaqi para publikut si një njeri të thjeshtë, të ndjeshëm, që mban mbi supe peshën e një humbjeje të madhe.

Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë shprehën empati dhe mbështetje, duke e konsideruar një nga momentet më njerëzore të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Në një shtëpi ku zakonisht dominojnë lojërat, debatet dhe strategjitë, lotët e Mateos sollën heshtje, reflektim dhe emocione reale duke kujtuar se pas kamerave dhe famës, banorët janë njerëz me histori, dhimbje dhe plagë që nuk shërohen lehtë.

TË LIDHURA

Showbizz

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

17:41 | 06/06/2026
Showbizz

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

11:55 | 05/06/2026
Aktualitet

Më 11 korrik vjen në Tiranë. Evropa dhe Italia refuzojnë koncertin e Kanye West

13:22 | 30/05/2026
Next Post

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com