E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

Gjejnë vajzën 9-vjeçare të fshehur në bagazh, autoritetet serbe ndalojnë shqiptarin

Autoritetet kufitare serbe kanë ndaluar ditën e djeshme një makinë pasi në bagazhin e saj kanë gjetur të fshehur një vajzë.

Siç shihet edhe nga fotoja, vajza 9-vjeçare nga Podujeva ishte e fshehur në vendin e gomës rezervë. Automjeti ku po fshihej vajza, ishte me targa gjermane dhe drejtohej nga një burrë 42-vjeçar dhe shoqërohej nga djali i tij 17-vjeçar, të dy me përkatësi etnike shqiptare.

Sipas mediave serbe, shoferi i makinës është shprehur se vajza është e motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe se vajza ishte fshehur aksidentalisht në bagazh pasi po luante.

Të dyshuarit janë arrestuar ndërsa vajza është marrë nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale në Prokuplje.

Ndërkohë, familjarët e të arrestuarve në Kosovë, shprehen se fëmija ishte tentuar të kalohet ilegalisht në Gjermani te nëna e saj, pasi edhe pas 4 vite përpjekje kanë dështuar të ia rregullojnë dokumentet për ta bashkuar me nënën e saj e cila jeton atje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...