Bota

Aksidentohet makina e qeverisë, ndërron jetë zv.ministri turk

               Publikuar në : 20:08 - 19/08/19 Enno

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, duke lënë të vdekur zëvendësministrin e Turizmit dhe Kulturës të Turqisë, Haluk Dursun.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në provincën Van, teksa zv.ministri po kthehej nga një eveniment ku kishte marrë pjesë.

Sipas hetuesve, dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një pellg. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet të kenë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, të cilët ndodheshin me zv.ministrin turk në këtë event.

Ndërkohë, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.

“Unë u trishtova thellë kur dëgjova për vdekjen e Ahmet Haluk Dursun, Nënsekretarit të Kulturës dhe Turizmit. Allahu e bekoftë për shërbimet e tij unike dhe kontributin për vendin tonë”, tha Erdogan.

Haluk Dursun ishte vetëm 62 vjeç, dhe ishte emëruar zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit në korrik të vitit 2018.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT