E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

‘Gërdeci’/Mediu kundërshton rihapjen e hetimeve, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

Avokati mbrojtës i ish-ministrit ka bërë rekurs, ku i kërkon Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit të Apelit te Posaçëm, pasi ky vendim ështe akt antikushtetues, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

SPAK njoftoi të enjten se ka regjistruar procedim penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Rihapja e çështjes ndaj Mediut, u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...