E premte, 23 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

”Gërdeci”/ Lala: Mediu mund të gjykohet i vetëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala ka zbardhur detaje, pas kalimit të çështjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, në Gjykatën kundër Korrpusionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Për ”BalkanWeb”, Lala u shpreh se nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu do të gjykohet i vetëm dhe jo me të pandehurit e tjerë që janë dënuar nga drejtësia shqiptare.

Sipas Lalës, GJKKO mund të kryejë hetime të mëtejshme për të hetuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë që mund të kenë qenë të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit.

Klodiana Lala: ”Nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu do të gjykohet i vetëm dhe jo me të pandehurit e tjerë që janë dënuar nga drejtësia shqiptare, pavarësisht diskutimeve ë ka pasur lidhure me vitet e dënimit që kanë marrë. Gjykata e Posaçme mund të pranojë kërkesën e SPAK për rigjykim të Mediut, por në kushtet e rrethanat e reja, ka edhe një opsion tjetër që dosja mund t’i kthehet GJKKO për hetime të mëtejshme dhe basë për të hetuar dhe zyrtare dh ish-zyrtarë që mund të kenë qenë të përfshirë apo jo direkt apo indirekt në tragjedinë e Gërdecit.”

Ditëne  sotme, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë në lidhje me rihapjen e çështjes ndaj ish-minsitrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e vitit 2008 në Gërdec.

Tashmë, çështja do t’i kalojë Gjyaktës kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), pas kërkesës për rigjykim nga Struktura e Posaçme anti Korrupsion (SPAK).

Më 6 maj, SPAK kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

SPAK u vu në lëvizje, pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Reforma në drejtësi”/ Ngjela: Pres të hetohen politikanë, ja cilët janë ata

Avokati i njohur, Spartak Ngjela deklaroi se tashmë që kanë kaluar 5 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, pret që të hetohen politikanë...

Shqiptarët e “fshehur” nëpër ekipet europiane që mund t’ju kenë shpëtuar dje

Dje u luajtën ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Conference League nëpër Europë dhe përtej skuadrave shqiptare që përjetuan emocione të përziera, pati...

”Kriminelët fitojnë tendera në Fier”/ SPAK merr në pyetje ish-ministrin Koçi

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi. Ky i...

Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur

Këngëtarja e një sërë hiteve, Dua Lipa, e shoqëruar me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, është takuar sot me kryebashkiakun Erion...

Kush janë mafiozët? SPAK verifikim tenderave në Fier

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka thirrur për të dëshmuar deputetin Petro Koçi. Ky i fundit është thirrur nga SPAK, për...