E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Mitrovicë, maturantët serbë sulmojnë me fishekzjarre Policinë e Kosovës

Një grup maturantësh serbëkanë sulmuar efektivët e Policisë së Kosovës. Mësohet se incidenti është regjistruar pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

maturantët, rreth 30 apo 40 persona, janë grumbulluar tek Ura e Ibrit për të festuar, por kur efektivët kanë shkuar t’i shpërndajnë, ata i kanë sulmuar me fishekzjarre dhe lëndë plasëse.

“Rreth orës 17:00, diku rreth 30-40 persona, nxënës të shkollës së mesme, maturantë, pa paralajmërim janë paraqitur në afërsi të urës për të shprehur mënyrën e tyre festive të maturës. Policia ka reaguar me njësitë e saja dhe me pas ka shpërndarë të njëjtit,”– informon policia e Kosovës.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga fishekzjarret dhe maturantët janë shpërndarë.

Në lidhje me këtë incident, ka reaguar dhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...