E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

SHBA-ja dhe Gjermania zhvillojnë bisedime për çështjen e gazsjellësit rus

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar diskutime në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për gazjellësin Rrjedha Veriore 2. Bisedimet po mbahen në Uashington, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai tha se është në interesin e Gjermanisë që të arrijnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk do të jetë e lehtë dhe mund të mos ndodhë shpejt, por unë kam besim se do të kemi sukses në arritjen e një zgjidhjeje”, tha Maas pa dhënë më shumë detaje.

Rreth 95 për qind e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia kanë përfunduar dhe i gjithë projekti pritet të finalizohet në muajin shtator. Ndërtimi i tij kishte shkaktuar përplasje mes administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe Berlinit. Që kur e mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është në përpjekje për të përmirësuar raportet me Evropën.

Mediat gjermane raportuan se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dërguar dy ndihmësit e saj më të afërt në Uashington për të punuar në një marrëveshje kompromisi përpara vizitës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Evropë në mes të qershorit.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se tubacioni do ta bëjë Evropën më të varur nga furnizimet e energjisë ruse dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila mbështetet në tarifat e tranzitit të gazit.

Qeveria gjermane ka refuzuar të ndalojë punën e projektit, duke thënë se kjo është një çështje e brendshme. Biden, ka thënë se gjermanët janë të vetdijshëm për shqetësimet amerikane.

Ai gjatë qëndrimit në Evropë pritet të takohet me kancelaren Merkel si dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Më 19 maj administrata e Bidenit sanksionoi disa kompani dhe anije për punën e tyre në projektin Rrjedha Veriore 2, por hoqi dorë nga sanksionet për kompaninë Nord Stream 2 AG që qëndron prapa projektit dhe shefin ekzekutiv të saj, Matthias Warnig, një aleat i ngushtë i Putinit.

Lexo edhe :   Heqja e kufizimeve nga Gjermania, ja çfarë duhet të dini
Lexo edhe :   Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Kompania ruse e energjisë Gazprom, që kontrollohet nga shteti, është aksionare kryesore në kompaninë Nord Stream 2 AG me qendër në Zvicër./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...