pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalholiganbet girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gazi rus në Evropë/ SHBA-Gjermani arrijnë marrëveshje për Rrjedhën e Veriut 2

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania arritën marrëveshje që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Rrjedha e Veriut 2, pa sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se qeveritë e dy vendeve do të dalin me detajet e paktit.

SHBA-ja e ka kundërshtuar fuqishëm tubacionin, ashtu si edhe Ukraina dhe Polonia, të cilat druajnë se ai do të dëmtojë sigurinë evropiane të energjisë.

Sipas Uashingtonit, tubacioni do ta rrisë varësinë e kontinentit evropian nga gazi rus dhe do t’i mundësojë Moskës të rrisë presionin politik mbi Poloninë dhe Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë se tubacioni mund ta privojë Ukrainën nga tarifat e tranzitit, të cilat i mbledh nga tubacionet që kalojnë në territorin e saj.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, javën e kaluar, ka thënë se Rrjedha e Veriut 2 “nuk është projekt për të zëvendësuar ndonjë lloj tranziti përmes Ukrainës”.

Uashingtoni ka vendosur sanksione vetëm ndaj ndërmarrjes ruse KVT-RUS, e cila ka marrë pjesë në ndërtimin e tubacionit, dhe ka kërcënuar Gjermaninë me sanksione të mundshme.

Por, Biden ka thënë më vonë se sanksionet ndaj Gjermanisë do t’i dëmtonin marrëdhëniet me aleatët evropianë.

Nuland tha se SHBA-ja dhe Gjermania janë zotuar se do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe kompanive gjermane, nëse Moska e përdor tubacionin si armë politike.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi më pas një deklaratë, në të cilën thuhet se “Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial, pavarësinë dhe rrugën e zgjedhur evropiane”, ndërsa Rusia paralajmërohet që “të mos e keqpërdorë ndonjë tubacion, përfshirë Rrjedhën e Veriut 2, për të arritur qëllime agresive politike”.

Projekti Rrjedha e Veriut 2, në vlerë prej 11 miliardë dollarësh, është afër përfundimit dhe do ta transportojë gazin rus në tregjet perëndimore, nën Detin Baltik, duke anashkaluar Ukrainën./REL

Tags: evropegazi rusgjermanimarreveshjeSHBA

TË LIDHURA

Bota

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026
Bota

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026
Next Post

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com