Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Gazi lotsjellës”/ Drejtori i Policisë së Kosovës zbulon marrëveshjen

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, tha se raportimet në media ku thuhej se ai ka bërë marrëveshje sekrete me Shqipërinë dhe ua ka dhënë gazin lotsjellës me të cilin ishin sulmuar protestuesit atje, janë pjesë e fushatës kundër tij.

Ai ka thënë se marrëveshja ka qenë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Jashtme të Kosovës.

“Në media është folur që ka qenë marrëveshje sekrete e Rashit Qalaj me policinë e Shqipërisë por për hir të sqarimit të opinionit publik më lejoni të ju njoftoj që Policia e Kosovës ka marrëveshje me shumë polici në botë, ne i kemi 93 marrëveshje me 19 shtete dhe kemi marrëveshje edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Me Shqipërinë bashkëpunojmë në baza ditore qe një kohë shumë të gjatë. Çdo incident serioz që është në Kosovë apo në Shqipëri kemi bashkëpunim. Këto kritika nuk kanë të bëjë fare me marrëveshjen por kanë qenë fushatë në adresë timen meqenëse është duke ndodhur tranzicioni i pushtetit. Unë dua të ju informoj që realizimi i marrëveshjes ka qenë proceduralisht në rregull”, ka thënë ai në KTV.

 

Ai thotë se marrëveshja ka qenë proceduralisht në rregull.

“Kolegët nga Policia e Shqipërisë kanë kontaktuar Ministrinë e Brendshme që t’ua huazojmë 500 granata gaz në një periudhë kohore të shkurt. Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa ia ka dërguar shkresën ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, pastaj ajo shkresë ka ardhur tek ne, ne e kemi shqyrtuar. Zyra ligjore e ka shqyrtuar në tersi dhe kanë thënë se marrëveshja është në rregull dhe bën të nënshkruhet”, ka thënë ai.

Ai thotë se kanë kontaktuar edhe prodhuesin e gazit lotsjellës përmes Ambasadës franceze, dhe ata kanë thënë se mund t’ua dërgojnë.

Qalaj thotë se ai gaz është blerë për nevoja të Policisë së Kosovës.

Ai thotë se nuk e di nëse ato janë përdorur në protesta të opozitës në Shqipëri

Tags: gaz lotsjelleskosovepolicia kosoveprotestuesshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Një tjetër moment historik”/ Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes

Ambasadorja Kim takim me Ahmetajn: Presim transparencë për fondet e rindërtimit

Zbardhen emrat e kandidatëve të kualifikuar për kreun e BKH-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com