E premte, 10 Prill, 2020
5 C
Tirana

“Fundjavë Ndryshe” përgatit pako ushqimore për mbi 5000 familje në nevojë

COVID-19 prej disa ditësh tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri dhe të shumta janë ato familje që përpos varfërisë, aktualisht mbajnë mbi supe edhe “panikun” se mos preken nga virusi në fjalë.

Ndërkohë “Fundjavë Ndryshe”, ashtu siç ka vepruar prej më shumë se 4 vitesh, vijon që të përmbushë misionin e saj primar: “Të ndihmojë njerëzit në nevojë”.

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari përmes një videoje të bërë publike në rrjetet sociale, ka treguar se po përgatiten nga fondi i emergjencës pako ushqimore për mbi 5000 familje në nevojë.

“Ne po përgatisim pakot për mbi 5000 familje në nevojë. Mbi 100 ton ndihma. Faleminderit bamirësve! Zoti ju ruajtë të gjithëve”, shkruan Hajdari.

Gjithashtu… vlen të theksohet fakti se “FFN” ka nisur edhe një fushatë online, ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuojnë për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të tyre në këto ditë të vështira.

“Bamirësia nuk të varfëron”

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Një 107-vjeçare në Holandë, njeriu më i moshuar që fiton ndaj koronavirusit

Një 107-vjeçare nga Holanda është bërë personi më i vjetër që ka arritur të mposhtë koronavirusin. Cornelia Rias nga Holanda ishte konfirmuar me koronavirus më...

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se një tjetër person ka ndërruar jetë, si pasojë e koronavirusit. Përmes një deklarate për mediat,...

Koronavirusi/ Rama: Kjo situatë mund të zgjasë deri në 3 vite

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mundësinë për lehtësimin e masave shtrënguese, të ndërmarra me synim frenimin e përhapjes së mëtejshme të...

Paketa e ndihmës/ Rama tregon kategoritë që përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga java e ardhshme do të prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës. I ftuar në emisionin “Open” në Top...

Shkëlqim Hajdari qetëson fermerët: Asnjë prodhim i juaji nuk do të mbetet stok

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka qetësuar fermerët duke premtuar mbledhjen, magazinimin dhe eksportimin e prodhimeve të tyre. Në një lidhje Skype për emisionin “Alert”...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT