Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Fundjavë Ndryshe” nis punimet për “Qendrën e Solidaritetit” (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Fundjavë Ndryshe” nis punimet për “Qendrën e Solidaritetit” (VIDEO)

Në nisje të Rrugës së Arbrit disa mjedise të ish-uzinës së artilerive do të përdoren për të ndërtuar qendrën më të madhe sociale në Ballkan. Një projekt i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, mbështetur dhe nga qeveria. Qendra do të ketë një shkollë profesionale, qendër rehabilitimi për të varurit nga droga dhe magazina ku do të mbledhin donacionet nga shoqëria.

Zëvendës presidentja e “Fundjavë Ndryshe” Emina Cunmulaj tha se vetëm duke u bërë bashkë mund të bëhen vepra të mira. Dhe realizimi i “Qendrës së Solidaritetit” është një projekt që do të ndihmojë me qindra familje shqiptare të varfra.

“Kur më shprehu Arbëri idenë për këtë projekt i thashë “a je i krisur”, siç themi ne malësorët. Edhe nëse e njihni Arbërin siç e njoh unë, e dini se ideja e tij bëhet realitet domosdoshmërish. Por, të paktën ka gjetur një njeri si veten dhe së bashku do të realizojmë shumë gjëra.

Ide që njerëzit thonë se vetëm në ëndrra e besojnë se mund të realizohen. Sidoqoftë së bashku me ju dhe me shtetin sepse pa të nuk bëhet asgjë, do realizojmë disa gjëra që janë të domosdoshme për familjet që kanë nevojë. Për ta një qendër e tillë është e domosdoshme.”

Në ceremoninë e përurimit ishte pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. E cila shprehu vlerësimin për projektin, si edhe gatishmërinë e shtetit për t’i ardhur në ndihmë.

“Ky projekt e ka mbështetjen e qeverisë dhe ne e kemi nisur këtë bashkëpunim me marrjen e truallit, mbështetjen nga OSSHE dhe gjithçka tjetër. Por, ju duhet të dini që keni mbështetjen e secilit nga ne si njerëz. Secili nga ne duhet të japë kontribut në këtë nisëm të madhe.

Siç dhe kjo është nisma e parë e madhe për të mbështetur njerëzit në nevojë. Shkolla profesionale që ju do të bëni është diçka që unë e has kudo, është një kërkesë që gjitha bizneset e kanë. Kanë nevojë për njerëz të kualifikuar dhe nuk mjafton universiteti, duan shkollat profesionale.

Diçka që ju po e ngrini këtu dhe shteti nuk i zgjidh dot të gjitha problematikat, hallet e njerëzve. Ndaj ka nevojë për zemra të mëdha ashtu siç është “Fundjava Ndryshe” dhe Arbëri. Unë kam një djalë 13 vjeç dhe do të doja shumë që ai kur të rritej, të bëhej si Arbëri. Dhe unë të isha krenare siç është babai i vetë për të.”

Ndërkohë drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari lajmëroi se janë duke bashkëpunuar dhe me bizneset për të vlerësuar nevojat e tregut, me qëllim implementim në shkollën profesionale.

“Këtu shumë shpejt do të takohemi për të nisur aktivitetin e kësaj qendre. Kjo qendër do të na japë mundësi të ndihmojmë më shumë familje në nevojë. T’i bëjmë të mundur qindra të rinjve e të rejave që nuk kanë mundësi të arsimohen e specializohen. Në këtë qendër të mësojnë pa para profesione e zanate për të qenë njerëz që jetojnë denjësisht. Shqipëria ka nevojë për shkollën profesionale, një shkollë që do të jetë me standarde europiane.

Do të bashkëpunojmë me gjithë bizneset dhe së bashku me to do të përcaktojmë numrin e njerëzve që do të specializohen tek ne për secilin profesion. Në fazën e parë mendojmë të ngremë ambiente magazinimi deri në 2 mijë ton ushqime në muaj, veshmbathje, asete shkollore. Si edhe të gjithë orenditë që shqiptarët duan të dhurojnë. Pra, gjithçka që i duhet një familje për të dalë nga problemet e shtëpisë së tyre.”

Ceremonia u pasua me mbjelljen e një ulliri simbolik dhe të ftuarit vizituan gjithë ambientin ku do të zhvillohet projekti./ TIRANA TODAY

Tags: arber hajdaribelinda ballukuEmina Çunmulajfundjave ndryshenisin punimetQendra e Solidaritetitshkolla profesionale

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
Next Post
“Si ju duket?” Rama publikon “fanellën” e PS

“Të fuste plumbin”, Rama: Ja çfarë bënte Saliu kur ishte në pushtet

Ramës nuk i del e keqja me Metën, ja çfarë bën (video)

PS kërkon shkarkimin e Metës, mbledh 55 firma. Reagon Presidenca

“Janë përdhunuar drejtoresha”, gazetari i kthehet keq Voltana Ademit

“Asnjë kërcënim s’më ndal”/ Ademi: Ndaloni provokimet, do zbatoj dekretin e Metës







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com