Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fundi pa lavdi i një balloje opozitare me maska

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dështimi spektakolar i Ilir Metës për të marë peng drejtësinë

Nga: Alfred Peza

Çudia më e madhe këtë radhë nuk zgjati si gjithmonë, sepse ende pa u mbushur tri ditë, protestës së radhës i doli boja. Megjithëse Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u sforcuan si kurrë më parë në këto mbi 7 vitet e fundit, nuk ia dolën që nuk ia dolën ta fshihnin se ata ishin organizatorët, frymëzuesit dhe sponsorizuesit e grupeve të dhunshme. Duke dëshmuar se vdekja tragjike e 25 vjeçarit nga Lapraka, u përdor prej tyre, thjeshtë si sebep.

Propaganda e PD dhe LSI, sikundër mediat pranë tyre, kishin vetëm një detyrë me sa duket këtë radhë: Ta paraqisnin atë që po ndodhte nëpër rrugët e Tiranës e ndonjë qyteti tjetër të Shqipërisë, si “protestë spontane”, “indinjatë e natyrshme”, “mllef i momentit”, “reagim instiktiv”. E sipas skenarit, kjo i detyroi fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë të organizoheshin nëpër rrjetet sociale e të derdheshin si me magji drejt qendrës së qytetit.

E më pas nga aty ashtu të “paorganizuar” siç ishin, të fillonin e të nxirrnin atë që ndjenin së brendshmi, në formën e gurëve kundër institucioneve kushtetuese të vendit. E ja ku mbërritëm në stacionin e radhës, të cikli të zi të dhunës që e kanë shoqëruar Shqipërinë, këto 30 vitet e postkomunizmit të frymëzuar nga e njëjta mendje e të dirigjuar nga e njëjta dorë. Kaq duhej që dhuna e verbër, të niste e ta shkatërronte si gjithmonë, pronën publike e private.

Lidershipi i opozitës u tregua i kujdesshëm deri në detajin e fundit, për ta servirus publikisht këtë përmes mediave online dhe ato tradicionale, si “frymë të protestës popullore të akumuluar ndër vite” që kishte gjetur kësisoj një valvol shkarkimi përballë mazhorancës dhe qeverisë së saj.

Sa nuk  kishin hapur gojën, kishte njerëz që edhe mund të kenë besuar deri diku, se ky skenar mund të kishte ndonjë dozë vërtetësie. Por, kur Presidenti i Republikës foli për herë të parë për protestën në ditën e tretë të saj, atëherë gjithçka u kuptua. Ishte dita kur SHBA, BE, OSBE dhe Gjermania e dënuan dhunën dhe i bënë thirrje palëve që të distancoheshin prej saj.

Por Ilir Meta nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë. As nuk e dënoi dhunën ndaj rendit dhe sigurisë publike, e as u distancua prej saj. Shenjë e qartë, se ai dhe Monika Kryemadhi nuk ishin asnjanës në këtë histori, por në anën e atyre që po e ushtronin atë. Ndaj, kur në ditën e katërt Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës udhëhoqi marshimin që përfundoi me sulmin barbar kundër selisë së PS, u kuptua publikisht në anën e kujt ishte edhe PD, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Pas kësaj, me sa duket, lidershipi i opozitës nuk kishte se çfarë të fshihte tjetër. Ndaj të dielën, në ditën e pestë e protestës, maskat u hoqën dhe në krye të saj dolën vetë ish deputetët e LSI. Kaq mjaftoi që të gjithë shqiptarët ta shihnin live, me zë dhe me figurë, të vërtetën ashtu siç ka qenë që në minutën e parë të protestës. Ishte thjeshtë fundi i një balloje me maska politike dhe fillimi i një faze të re, të luftës elektorale opozitare para procesit të votimit më 25 prill 2021.

Është skenari që përdorën edhe para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, të cilin po e implementojnë pa pikën e fantazisë, edhe tani në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare. Ideuesit dhe hartuesit janë të njëjtët. Ndryshimet e vetme janë se; molotovët u zëvendësuan me gurët, militantët partiakë, me të rinj të sponsorizuar prej tyre dhe djegia e mandateve, me sebepin e vrasjes së Klodian Rashës.

E pandryshueshme mbetet si gjithmonë frika nga reforma në drejtësi dhe pamundësia për tu rikthyer në pushtet për ta bllokuar dhe zhbërë atë. Por këtë nuk ua zgjidh dot, as balloja e radhës me maska dhe as Edi Rama. Sepse atë nuk e kanë në dorë gurët e të rinjve të manipuluar, por vetëm vota e shqiptarëve!

Tags: Alfred PezabashaBerishaKryemadhiopozita

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Rama do të bëjë publik sot zëvendësuesin e Lleshajt, emrat e mundshëm

Rama do të bëjë publik sot zëvendësuesin e Lleshajt, emrat e mundshëm

‘Më jep lekët që më ke borxh’, Shqipja i kthehet keq Mevlanit

'Më jep lekët që më ke borxh', Shqipja i kthehet keq Mevlanit

Epidemiologu: Nuk jemi larg imunitetit të tufës, s’ka valë tjetër infektimesh

Epidemiologu: Nuk jemi larg imunitetit të tufës, s’ka valë tjetër infektimesh







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com