E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Epidemiologu: Nuk jemi larg imunitetit të tufës, s’ka valë tjetër infektimesh

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se nuk jemi larg imunitetit të tufës. E po kështu ka qetësuar qytetarët se s’ka nevojë për panik, pasi s’ka valë tjetër infektimesh pas festave.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai konfirmoi se nuk jemi larg imunitetit të tufës, duke na kujtuar se kemi dimrin përpara. Bashkë edhe me uljen e temperaturave, stinës gripale, edhe më e vështirë do të jetë situata.

“Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të rinj që i shtohen shportës së të infektuarve, dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind, që domethënë se nuk jemi dhe aq larg.

Tani jemi afruar goxha, po kujtojmë që kemi dimrin përpara. Nga ana tjetër, duke bërë një llogari tjetër, kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera që është më pak”, u shpreh epidemiologu.

Sa i takon zërave se pas festave pritet që të kemi një valë të dytë, Alimehmeti tha se kjo gjë nuk do të ndodhë, dhe se të gjithë duhet të rrinë të qetë. “Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje, dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër.

Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. Vazhdon ajo vala që ka nisur në qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë”, tha më tej ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...