E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Rama do të bëjë publik sot zëvendësuesin e Lleshajt, emrat e mundshëm

Pritet që sot, kreu i qeverisë Edi Rama të zbulojë emrin e Ministrit të Brendshëm, pas largimit të Sandër Lleshajt. Gjatë afro tetë vitesh qeverisje, Ramës i është dashur të pranojë dorëheqjet e tre ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për akuzat e ngritura ndaj tyre. I pari si i implikuar me familjarët e tij në trafik narkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij, i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa ekzekutuar. Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Gjatë së premtes, kryeministri është konsultuar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, lidhur me profilin e Ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Lleshajn pas dorëheqjes së dhënë. Burime pranë kryeministrit thanë se mundet që në krye të Ministrisë së Brendshme të emërohet një nga ministrat e kabinetit, por ende nuk ka një emër, raporton ‘Panorama’.

Një nga emrat më afër postit të Ministrit të Brendshëm është Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ministri i ri i Brendshëm do të jetë ose një figurë e lartë politike, ose një figurë e nivelit të dytë në ekzekutiv, që më shumë do t’i ngjante një ministreje teknike, më pak e atakueshme politikisht.

Nëse do të vendoset për një emër të tillë, mësohet se kryeministri Rama mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.

I gjithë vendi, e sidomos Tirana, prej pesë ditësh është përfshirë nga protestat e forta, ku nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës. Qindra qytetarë kanë zbritur në sheshe pas vrasjes së një 25-vjeçari nga polica, ndërsa kanë kërkuar drejtësi dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tashmë është larguar, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mbrëmjen e djeshme, Tirana është përfshirë sërish nga protesta për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia, duke shënuar në këtë mënyrë ditën e pestë të tubimeve. Protesta nisi në sheshin “Skënderbej” për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e më pas për tek Kryeministria, Drejtoria e Policisë dhe në disa rrugë të Tiranës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...