E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

“Frikë për një tragjedi”, mjeku i njohur grek: Izolimi duhet deri në mars

Greqia duket se e ka tejet të largët përmirësimin e situatës me pandeminë. Pavarësisht izolimit e masave të ndërmarra nga ana e qeverisë për të ulur numrin e infektimeve, edhe ky plan duket se ka çaluar nga ana e ekspertëve.

Një mjek ka ngritur alarmin se me këto ritme, Greqia është drejt një tragjedie. Ndaj ai e sheh të udhës, për të qëndruar të izoluar në një afat më të gjatë kohor. Duke analizuar situatën, mjeku grek Nikolaos Kapravelos thekson se e mira do të ishte që vendi të rrijë i mbyllur të paktën deri në mars.

Nikolaos Kapravelos, drejtues i njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin “Papanikolaou”, është shprehur për mediat greke se që të shmanget një tragjedi e mundshme, duhet të vendi të mos rihapet të paktën deri në muajin mars.

“Dje sërish kemi pasur 65-70 shtrime të reja…nga ana tjetër, edhe ata që largohen nga spitali, duke ndjekur udhëzimet përkatëse, janë në mëshirën e Zotit”, ka deklaruar ai.

Mjeku u shpreh se frika e tij më e madhe është që nëse vendi hapet sërish, përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit. Ai shtoi më tej se sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë që ekziston.

“Pavarësisht masave ekzistuese, të cilat natyrisht nuk kanë asnjë lidhje me bllokimin e parë, virusi vijon të na tregojë dhembët. Pasi rastet e reja shtohen vazhdimisht, ndërsa sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë që ekziston”.

Lexo edhe :   Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Rrisim territorin sovran me 10%
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...