E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Këngëtari grek me pranga në duar: Mbaj armë se jam në rrezik (FOTO)

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis, i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës, është shprehur se armën e mban ngaqë është në rrezik. Këngëtari shkoi pranë gjykatës bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele, Notis shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij.

“Mbaj armë me vete, sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar, dhe nuk e kisha rinovuar”, është shprehur ai përpara autoriteteve. Sa i takon sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin që ia zbuluan: “Është ashtu siç mendoni. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë”.

Këngëtari u procedua për ‘posedim droge’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Sipas informacioneve, Sfakianakis ishte plotësisht bashkëpunues me policinë.

Notis Sfakianakis u arrestua në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit, pa ditur cili ishte brenda, duke nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.

Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid pa makinën luksoze “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...