“8 miliardë euro”, Italia me paketë stimuluese për bizneset

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Qeveria ka marrë masat ndaj bizneseve, që kanë kapitulluar si pasojë e pandemisë. Në drejtim të bizneseve të rrënuara po vjen një tjetër paketë stimuluese. Paketa e ndihmës ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh. Kjo është e katërta që nga fillimi i pandemisë.

Fatmirësht, në Itali prej ditësh po vijon trendi në rënie i bilancit të COVID-19. Sipas autoriteteve lokale, në 24 orët e fundit u regjistruan 20.648 raste. Një ulje të dukshme edhe viktimat, 541 kundër 686 të bilancit të mëparshëm.

Epidemiologët italianë, evidentojnë rrezikun e një ngritje dramatike të kurbës, në rast se gjatë periudhës së festave në dhjetor do të lirohen masat aktuale.