Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit në PD. Ai shkruan me ironi se Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, dhe tha se kjo masë do të jetë e përkohshme, deri sa të sqarohet pozicioni i tij me PD. Teksa ishte i detyruar për të zgjedhur mes SHBA dhe Sali Berishës, anën e aleatit strategjik të Shqipërisë dhe të PD, Lulzim Basha i hapi vetes dhe opozitës shqiptare një perspektivë të re politike për të ardhmen. 24 orë nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpalli “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken, me akuzën e shpifjes. Gazetari thotë se tashmë Franca ka tërhequr ambasadorin nga SHBA, pas tensionimit të marrëdhënieve ditët e fundit. Ndodhur në këto kushte, parashtron pyetjen se si do i shkojë filli padisë së Berishës.
“Nuk e kisha imagjinuar që unë do të detyrohesha të ngre padi ndaj Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të një vendi që unë e admiroj kaq shumë. Me këtë padi unë kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjithë shqiptarëve. Me këtë padi kërkoj të bëj transparencë të plotë përpara shqiptarëve. Unë kam ngritur padi kundër shpifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim”, ka thënë më herët Berisha.
Në maj të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha u shpall si person i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
Vendimi u bë publik nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku ai në atë kohë theksoi se, “Veprimet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minuan demokracinë në Shqipëri.
Shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA”. Ndërkohë, në njoftimin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që i referohej deklaratës së Sekretarit Blinken, thuhej se në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, “duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Statusi
Çfare fati ka ky Luli!!!
Kur e perjashtoi Berishen nga grupi parlamentar i PD-se, tha se kjo mase eshte e perkohshme deri sa Doktori te sqaroi pozicionin e tij me SHBA.
Doktori per te sqaruar pozicionin e vet me SHBA, I beri padi sekretarit te shtetit Blinken ne nje gjykate franceze ne Paris.
Tani Franca ka terhequr ambasadorin nga SHBA, pas tensionimit te mardhenieve ditet e fundit.
Hajde e gjeje si do i shkoje filli padise se Berishes???!!!
Nderkohe Luli nuk ka ndermend te terhiqet nga vendimi per Doktorin