Aktualitet

Foto e rralla të Aushvicit risillen me ngjyra , horror i gjallë për brezin e ri


               Publikuar në : 12:08 - 21/01/20 Gentjan Progni

Të kërrusur nga pesha e valixheve dhe nga të ftohtët, gra dhe fëmijë rreshtohen dhe presin..nëse do jetojnë apo vdesin.

Mbrapa tyre, nëna me fëmijë vazhdojnë të zbresin nën kërcënimin e armëve nga vagonët e trenave, shpeshherë duke lënë pas valixhet e tyre.

Ata që zgjidhen menjëherë do të vdesin të parët në dhomat e gazit. Të tjerëve do t’u rruhen kokat dhe do t’i nënshtrohen punës së rëndë në kampin më famëkeq të botës, Aushvicit.

Të shkrepura në 1944 nga një fotograf gjerman, këto foto të fuqishme janë i vetmi kujtim i ruajtur për familjet e milionave familjeve që humbën të afërmit e tyre në kamp, aty ku vdiqën 1.1 milion njerëz ndërmjet 1944-1945.

E tani,  në75 vjetorin e çlirimit të të burgosurve në Aushvic, 37 foto e ruajtura nga ai vend janë përpunuar me teknologjinë më të fundit dhe janë sjellë me ngjyra për herë të parë, duke sjellë së gjalli horrorrin e Holokaustit brezit të ri. DailyMail/Tirana Today

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT